0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Osmani takohet me kryeministrin japonez, pritet të rritet bashkëpunimi mes dy shteteve

Më të lexuarat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve bilaterale gjatë qëndrimit në Japoni, është pritur në takim nga kryeministri japonez, Yoshihide Suga.

Ajo ka falënderuar kryeministrin Suga për mbështetjen ndaj Kosovës dhe ka potencuar se Japonia është partner strategjik.

Osmani, gjithashtu e ka falënderuar kryeministrin Suga për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit, teksa ka shfaqur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të përbashkët, sidomos për investime japoneze në Kosovë.

Osmani ka kërkuar mbështetjen e Japonisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, posaçërisht në procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Është biseduar edhe për mundësitë e shkëmbimit të studentëve në programe të ndryshme arsimore.

Presidentjs i ka bërë ftesë zyrtare Sugas që në një kohë të përshtatshme ta vizitojë Kosovën për ta forcuar edhe më tej partneritetin me shtetin japonez.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit