13.3 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Osmani: Maqedonia e Veriut mbështet integrimin e Kosovës në NATO dhe BE

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha sot gjatë qëndrimit në Prishtinë se Maqedonia mbështet integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Ai në një konferencë për media pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se nga ky vit pjesëtar të Armatës së Maqedonisë do të jenë pjesë përbërëse e KFOR-it në Kosovë.

“Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s përkrah perspektivën euro-atlantike të Kosovës. Ambicie jonë është integrimi i plotë i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha Osmani.

Ai tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme të vë në dispozicion të Kosovës të gjitha njohuritë dhe përvojat e tyre integruese. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit