1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Osmani: Isa Mustafa iu frikësua kandidimit tim

Më të lexuarat

Vjosa Osmani, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ishte i pritshëm bllokimi i kandidaturës së saj për të parën e partisë në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.
Osmani, në Klan Kosova ka pohuar se lidershipi i sotëm i partisë iu ka frikësuar kandidimit të saj, duke bërë një anti-propagandë kundër saj, transmeton Telegrafi.
 
“Nuk ka qenë befasi bllokimi im për të qenë kandidate për kryetare të partisë. Kjo e drejtë mu mohua, sepse lidershipi i sotëm u frikësua nga gara për të parin e partisë. Ka qenë një anti-propagandë e madhe kundër meje. Në Degën e katërt të Prishtinës, Isa Mustafa nuk hyri në procesin zgjedhor dhe kjo degë u nda në dy pjesë”, ka thënë Osmani.
 
Ajo zbuloi se kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, në degën e saj u zgjodh me aklamacion, ndërsa delegatët e degës u zgjodhën me votë të fshehur. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit