Hadi Osmani ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm të huliganëve maqedonas ndaj shqiptarëve. Osmani kërkon llogari nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duke e pyetur atë a mendon që t’i mbrojë edhe grupin e tifozëve komitat të cilët dyshohen si autorë të sulmit. ” Ali Ahmeti e mbron kriminelin Nikolla Gruevski mos te koritet ndersa i lejon shqiptaret qe pa pike faji te pergjaken nga huliganet e Gruevskit. Jemi mesuar, tani do te del dhe do ti ftoj institucionet ta zbardhin rastin. Zoteri Ahmeti, mos valle edhe kjo rrahje e shqiptareve eshte proces demokratik, apo pjese e proceseve tua eurointegruese. Ahmeti rrezitet ne Zajaz derisa shqiptaret vdesin kush nga vershimet, kush nga plumbat e kush nga dajaku. Jam i bindur se ashtu si Gruevski, Ahmeti do ti mbroj edhe Komitat dhe nuk do ti le te koriten”, pyet Hadi Osmani.