1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

OSBE përshëndet Ligjin për RTK-në

Më të lexuarat

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Werner Almhofer ka përshëndetur sot dekretimin e ligjit të ri për RTK-në.

“Një transmetues publik i pavarur, i paanshëm dhe profesional është i domosdoshëm për promovimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtën e njerëzve për të dhënë dhe pranuar informacione”, tha Almhofer.

“Përderisa miratimi i ligjit nga Kuvendi dhe dekretimi i tij janë hapa të rëndësishëm, implementimi është detyrë dhe sfidë e ardhshme madhore”, shtoi ai. “OSBE do të mbështetë komisionin e Kuvendit për media në mbikëqyrjen e zbatimit të drejtë të ligjit nga qeveria dhe transmetuesi publik”./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit