1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

OSBE mbyll hetimin për “gishtin e mesit”, nuk ka masë disiplinore

Më të lexuarat

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt nuk do të marrë masë disiplinore për incidentin me protestuesit e Unazës së Re, dy javë më parë.

Sipas burimeve, OSBE ka mbyllur hetimin e saj të brendshëm mbi rastin.

Sipas portalit Exit.al zv.kryetari i Misionit të OSBE-së, i cili u mbështet nga Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, doli në mbrojtje të Borchardt.

Gjithashtu, sipas portalit Igli Hasani, ambasadori shqiptar në OSBE ka thënë se qeveria shqiptare nuk ka asnjë problem me Bochardt, ai po bën punën e tij.

Përfaqësuesi i OSBE-së u vu në qendër të kritikave pasi u përplas me disa protestues në kryeqytetin shqiptar.

Momenti u fiksua nga kamerat kur Borchardt po kalonte rrugën dhe u përball me brohoritje prej protestuesve.

I gjendur nën trysninë e situatës Borchardt tregoi me gishtin e mesit për nga turma dhe u largua shpejt.

Ai, më pas kërkoi ndjesë për gjestin.

Pavarësisht reagimeve ndaj sjelljes së ambasadorit, Misioni i OSBE-së në Tiranë nuk e komentoi asnjëherë rastin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit