1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

OSBE kërkon më shumë angazhim për pakicat

Më të lexuarat

Përkundër një kornize ligjore të avancuar e përcaktuar për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e komuniteteve në Kosovë, është bërë vetëm një progres i kufizuar në implementimin e saj që nga viti 2010, thotë një raport i Misionit të OSBE-së në Kosovë i publikuar sot, transmeton REL.

Botimi i tretë i Raportit për vlerësimin e të drejtave të komunitetit fokusohet në përpjekjet e institucioneve për të integruar komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian që jetojnë në Kosovë; mbështetjen e të kthyerve dhe re- integrimin; rritjen e përdorimit e të gjuhëve zyrtare dhe dialogut ndërkomunitar, ofrimin e arsimimit, dhe të drejtat socio-ekonomike.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer, ka përmendur disa zhvillime pozitive nga vlerësimi i fundit.

“Autoritetet e Kosovës kanë ndarë 3.4 milionë euro për të ndihmuar personat e riatdhesuar, dhe policia e Kosovës ofron mbrojtje 24 orë në 23 vende të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”, citohet Almhofer, në një komunikatë për media të OSBE-së.

“Përkundër disa përmirësimeve në qasje në arsimim për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, qasja e kufizuar ndaj banimit, shëndetësisë dhe punësimit vazhdon të mbetet pengesë e madhe për kthim të qëndrueshëm dhe re- integrim. Ende ka disa familje rome dhe ashkali të Kosovës që jetojnë në kampe të kontaminuara me plumb në Osterode”, tha Almhofer.

Sfida tjera të rëndësishme që raporti i identifikon janë mungesa e fondeve, vullnetit politik dhe koordinimi ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe lokal.

Raporti më tutje thotë që komunitetet e ndryshme në Kosovë rrallë mësojnë për gjuhën e njëri tjetrit dhe numri i anëtarëve të komuniteteve të punësuar në administratën publike nuk e përmbush kuotën e nivelit qendror dhe lokal.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit