Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer, ka dënuar sulmin e mëngjesit të së premtes ndaj automjeteve të EULEX-it dhe policisë së Kosovës në fshatin Varagë e Poshtme në pjesën veriore.
Pak pas orës 9:00, një grup personash të maskuar ka hapur zjarr në një automjet të policisë dhe në një automjet të EULEX-it, duke plagosur një polic dhe dëmtuar të dy automjetet.
“Fuqimisht e dënoj sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX-it”, tha Almhofer. “Kryesit e këtij akti kanë vënë qëllimisht jetërat e njerëzve në rrezik. Ndihem i lehtësuar që nuk ka pasur të vrarë, ndërsa policit të plagosur i dëshiroj shërim të shpejtë”.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit për siguri publike. Misioni ofron trajnime të avancuara për policinë dhe ndihmon në hartimin dhe zbatimin e strategjive për siguri publike dhe të policisë në komunitet.kohaislame