Në fjalën e saj në seancën solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, Osmani shtoi se shpallja e deklaratës i hapi rrugë artikulimit të shtetësisë së Kosovës, transmeton E.O.
Sipas saj, Kosova është vend i lirë dhe sovran dhe i tillë do të qëndrojë gjithmonë.
“Akti që po e kremtojmë sot në seancë është njëra ndër ngjarjet e rëndësishme për kombin dhe vendin tonë. Sot po e jetësojmë çdo ditë shtetin e Kosovës dhe është momenti që ta kujtojmë çdo ditë kontributin e tyre”.
“Dua të kujtojë çdo ditë kontributin e delegatëve gra, koha e gërryen jetën e njerëzve prandaj disa nga delegatet e atëhershme kanë kaluar në amshim. Deklarata Kushtetuese e miratuar ishte akt politik e juridik që Kosova nuk pranoj t’i nënshtrohej serbëve”.
“Me shpalljen e deklaratës ata i hapën udhë artikulimit të shtetësisë së Kosovës. Sot Kosova është vend i lirë dhe sovran dhe i tillë do të qëndrojë gjithmonë”.