1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Orientalizmi, Dezinformimi dhe Islami

Më të lexuarat

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Çdo person, me një mendje te hapur, që studion e kërkon në fushën e islamit dhe sidomos ata që përdorin literaturë në gjuhet evropiane, duhet të kenë kujdes nga shtrembërimi i fakteve dhe i se vërtetës që ndeshën pothuaj në të gjithë librat e shkruara nga  jo myslimanët mbi islamin. Të paktën në mesjete, islami ka qene mjaft i keqtrajtuar dhe keqkuptuar në perëndim, edhe më tepër nga ajo që është sot. Edhe tani, në shek. 21 nuk duket se gjërat kanë ndryshuar megjithëse shumë myslimanë do ta pranonin që ka pasur progres, pavarësisht përshkallëzimit të madh të lidhjes së Islamit me terrorizëm. E ndiej të nevojshme që t’ju jap një përmbledhje elegante të shkruar nga gazetari zviceran, Roxher de Paskua, mbi injorancën e perëndimit ndaj islamit.

Perëndimi, qofshin kristianë apo të dekristianizuar, nuk e kanë njohur kurrë islamin. Bile që kur islami filloi të përhapej në botë, kristianet nuk pushuan kurrë së shari me qellim të justifikonin luftërat apo sulmet kundrejt tij. Vërtet të shëmtuara dhe të turpshme jane shtremberimet e fakteve qe kane lene gjurme te thella ne mendjen evropiane. Sot e kesaj dite ka perendimore te cilet do ta reduktonin islamin ne tre ide: fanatizem, fatalizem dhe poligami. Sigurisht ekziston edhe nje publik, idete e te cilit jane me pak te deformuara. Pervec ketyre ekziston edhe nje pakice e cmuar te cilet e dine qe fjala Islam nuk nenkupton asgje tjeter vecse “nenshtrim ndaj Zotit”. Nje simptome tjeter e injorances se pjeses me te madhe te evropianeve eshte qe Allahu eshte Zot i muslimaneve dhe jo Zot i kristianeve apo cifuteve. Ata habiten kur degjojne dike qe perpiqet te shpjegoje qe “Allah” do te thote “Zot” dhe se arabet kristijane nuk e njohin Ate me emer tjeter.

Pa dyshim islami ka qene objekt studimi per shume orientaliste perendimore te cilet, gjate dy shekujve te fundit, kane shkruar nje literature te gjere mbi keto tema. Megjithate, sado e madhe te kete qene puna e tyre, sidomos ne fushat e historise dhe filozofise, ata kane kontribuar shume pak ne nje kuptim me te qarte te fese islame ne trojet kristiane apo post-kristiane. Kjo ka ndodhur sepse ata nuk kane mundur ta ngrejne interesimin e lexuesve pertej qarqeve te tyre akademike. Dikush gjithashtu detyrohet te pranoje qe studimet orientale ne perendim nuk kane qene gjithmone te inspiruara nga shpirti i paster dhe i etur per dije i studiuesit. Eshte e veshtire te mohosh qe disa studiues te islamit dhe te arabeve me qellim kane punuar per te zvogeluar apo ulur figuren e islamit dhe atyre qe e ndjekin ate. Kjo tendence u shpalos qarte gjate kolonizimeve por do ta ekzagjeronim sikur te thonim qe tashme cdo gje eshte zhdukur pa lene gjurme.

Keto jane disa nga arsyet perse islami akoma gjykohet aq keq nga perendimi. Eshte vertet e cuditshme qe fete aziatike si budizmi dhe hinduizmi qe prej nje shekulli gezojne nje interes dhe simpati shume me te dukshme, megjithese islami eshte aq afer me jehudizmin dhe kristianizmin, duke rrjedhur nga e njejta origjine, Abrahami. Pervec kesaj duket qe per vite te tera kushtet e jashtme, sidomos roli i rendesishem i vendeve arabo-islamike ne rendin ekonomik dhe politik boteror, kane ndihmuar ne nje rritje te interesimit per islamin, duke shtyre disa individe ne horizonte te reja. (Duke Zbuluar Islamin,  nga Roxher de Paskua, faqe 5-7)

Per injorancen e theksuar te perendimit drejt islamit, Mauris Bukaili, nje doktor Francez shkruan:

Kur dikush i permend islamin nje materialisti ateist ai do te vere buzen ne gaz pa e kuptuar  qe kjo nuk eshte asgje tjeter vecse nje simbol qe shpreh injorancen e tij ne kete subjekt. Ashtu sikurse dhe pjesa derrmuese e intelektualeve perendimore ai ka nje koleksion vertet impresionues te nocioneve jo te verteta per islamin. Megjithate atij mund t’i lejohej justifikimi. Se pari, krahas opinioneve te autoriteteve me te larte te katolicizmit, islami eshte konsideruar ne perendim si i ashtuquajturi “shpifja sekulariste”. Ne perendim, gjithkush qe ka studiuar dhe fituar nje dije te konsiderueshme per islamin e di se sa eshte shtremberuar qellimi, dogma dhe historia e islamit. Duhet te merret parasysh fakti qe dokumentet e publikuara ne gjuhet evropiane mbi kete teme (duke lene menjane studimet e kualifikuara) nuk e lehtesojne aspak punen e atij qe kerkon te mesoje dicka.

(Bibla, Kur’ani dhe Shkenca, nga Mauris Bukaili, faqe 118).

Ky fenomen, qe njihet me emrin Orientalizem nuk eshte asgje tjeter vecse nje keqinterpretim i islamit nga perendimi. Sot pjesa me e madhe e muslimaneve qe jetojne ne perendim e dine qe nje pjese e mire e ketij shtremberimi vjen nga media, qofshin ato gazetat, revistat apo televizioni. Dhe duhet vene ne dukje fakti qe mundesia per te arritur nje numer sa me te madh te publikut eshte shume me e madhe per median sesa per literaturen e “orientalisteve”, “islamisteve” dhe “studiuesve te gjuhes arabe”. Gjate viteve te fundit, fusha akademike e atij qe quhej “orientalizem” ka marre emrin “studime te zones”. Keto fjale aspak te gjetura tashme kene zene vendin e “orientalizmit” ne qarqet studimore, meqe ky i fundit shoqerohet me nje konotacion negativ dhe shkak per kete jane orientalistet vete. Megjithate, ndonese puna e atyre qe studiojne kete fushe nuk arrin publikun e gjere, ajo shpesh qellon te bjere ne duart e atyre qe jane te interesuar te mesojne me shume rreth islamit. Per kete cdo student i islamit dhe sidomos ata qe studiojne ne perendim, duhet ta kene parasysh fenomenin historik qe orientalizmit, si fushe akademike dhe si nje menyre e nje keqtrajtimi kulturor. Fjala orientalist per nje musliman i referohet cdo perendimori qe studion islamin pa pasur parasysh motivet e tij. Ndonese pa qellim, ne kete rast termi orientalist shtremberohet. Por le ta shohim tani qe orientalizmi eshte dicka me teper se nje studim akademik. Eduard Said, nje studiues arab kristian i njohur per nje sere librash mbi te metat e orientalizmit e definon kete te fundit si:

…me orientalizem une nenkuptoj disa gjera dhe te gjitha keto, sipas mendimit tim, te pamvarura nga njera-tjetra. Dizenjo me e pranueshme e orientalizmit eshte ajo akademike dhe me te vertete termi akoma sherben ne nje numer institucionesh akademike. Cdokush qe jep mesim, shkruan apo ben kerkime mbi orientin, dhe ketu perfshihen antropologet, sociologet, historianet apo filogjistet me studimet e tyre specifike apo te pergjithshme, jane orientaliste dhe ajo me cka ata merren eshte orientalizmi.

(Orientalizem nga Eduard W. Said, faqe 2).

 

Te flasesh per orientalizmin eshte njesoj sikur te flasesh kryesisht per nje produkt te kultures angleze dhe franceze, nje projekt me nje dimension sa imagjinata vete, nje Indi e tere, tekstet dhe tokat biblike, tregtia e pipernave, kolonizatoret dhe administratat e tyre, nje korpus te frikshem studiuesish, “eksperte” te panumert te Orientit, profesoriati oriental, nje kompleksitet i madh idesh orientale (dhe spotizmi dhe madheshtia, mizoria dhe sensualiteti oriental), sektet e Lindjes, filozofite dhe kjo liste nuk do te kishte fund.

Ashtu sikurse dhe ne rastet e tjera, ta identifikosh problemin eshte gjysma e betejes. Sapo kerkuesi i sinqerte i dijes vihet ne dijeni dhe kupton keqtrajtimn dhe armiqesine ndermjet islamit dhe perendimit dhe fillon te mos besoje gjithshka  te hedhur ne leter, atehere dija e vertete dhe informacioni mund te merren shume me shpejt. Sigurisht jo te gjithe shkrimet e perendimoreve mbi islamin kane te njejten shkalle njeaneshmerie. Ato variojne nga shtremberime te qellimshme deri tek nje injorance e thjeshte, bile ka edhe disa qe mund te klasifikoheshin si perpjekje te sinqerta te jomuslimaneve per ta portretizuar islamin ne nje drite pozitive. Por edhe keto shkrime jane infektuar nga gabime jo te qellimshme por sidoqofte te vogla dhe shkak per kete eshte dija e paket e autorit mbi islamin. Per te qene realist, duhet te themi qe edhe disa libra te fundit te shkruar nga vete muslimanet vuajne nga te njejtat probleme dhe te meta per shak te paditurise, ideve heretike dhe mbeshtetja ne burime jo-muslimane.

Pasi e thame kete, nuk duhet te habitemi kur themi qe te mesosh per islamin ne perendim apo me studime ne gjuhet evropiane nuk ka qene kurre e lehte. Vetem disa dekada me pare, nese nje foles i gjuhes angleze do ta lejonte veten te lexonte vetem shkrime te muslimaneve, ai nuk do te kishte kurre kontakt me perkthimet e Kur’anit, disa perkthime te librave te haditheve dhe nje numer shkrimesh te ndryshme. Sidoqofte, me perhapjen ne mase te literatures islame dhe te internetit, marrja e informatave te sakta ne pothuaj te gjitha aspektet e islamit eshte bere shume me e lehte. Sot nuk kalon as edhe nje jave, dhe do te prezantohet nje perkthim ne anglisht i ndonje studimi klasik islamik. Duke pasur parasysh kete, une do te keshilloja dhe inkurajoja lexuesit qe te konsultohen me libra te autoreve muslimane kur kerkojne te mesojne rreth islamit. Me ane te internetit lexuesit mund te kontaktonin me nje sere distributore te librave islamike.

Duke u thelluar me tej ne shtremberimin e islamit ne pergjithesi dhe te orientalizmit ne vecanti… Eduard Said, autori kristian arab i vepres se madheOrientalizmi me te drejte e pershkroi orientalizmin si nje “aktivitet kulturor”. Ky nuk eshte shtremberim sepse fusha akademike e Lindjes Orientale dhe Perendimit Oksidental shpesh motivohej dhe nxitej nga qellime imperialiste te kolonizatoreve evropiane. Pa dyshim themelet e orientalizmit jane ne parrullen “te njohesh armikun tend”. Kur vendet kristiane te Evropes filluan fushaten e tyre per kolonizimin dhe pushtimin e pjeses tjeter te botes, ata sollen me vete misionaret dhe burimet e tyre akademike me qellim qe ta lehtesonin punen e tyre. Orientalistet dhe misionaret, si te interesuar ne te njejten fushe, ishin thjesht sherbetore te qeverive imperialiste qe po perdornin sherbimet e tyre per te dobesuar apo nenshtruar nje armik.

Per sa i perket islamit dhe territoreve te tij, Anglia, si fuqi kristiane e ndjeu te nevojshme qe te mbrohej. Nje aparat kompleks u ndertua per kete qellim. Organizata te tilla te hershme si Shoqata per Perhapjen e Dijes Kristiane (1698), Shoqata per Propagandimin e Ungjillit ne Territoret e Huaja (1701) korren sukses. Me pas u ndoqen nga Shoqata e Misionit te Pagezimit (1799), Shoqata e Bibles Angleze dhe te Huaj (1808). Keto misione fare hapur ju bashkuan zgjerimit te Evropes.

(Orientalizmi nga Eduard W. Said, faqe 100).

Gjithkush qe e ka studiuar kete fushe e di qe misionaret kristiane ishin bashkepuntore te imperializmit evropian, pa pasur parasysh ketu motivin e paster apo naivitetin e disa individeve. Aktualisht vetem nje pakice e studiuesve orientaliste ishin misionare kristiane. Nje shembull per kete eshte Sër Uilliam Muir i cili ishte nje misionar aktiv dhe autor i disa librave mbi islamin. Sot keto libra konsiderohen si studime shume te njeaneshme, megjithese ato akoma perdoren si reference per ata qe deshirojne ta sulmojne islamin edhe sot e kesaj dite. Nuk eshte habi qe kristianet ishin ata qe e shtremberuan me se keqi figuren e islamit, meqe islami ishte rivali kryesor ne skenen e feve boterore. Duke harruar komandamentin per mos te shpifur ndaj fqinjit, shtremberimet dhe genjeshtrat ndaj islamit u perhapen ne mase.

 

Historia e orientalizmit nuk ishte tjeter vecse nje provim i njeaneshmerise ne kerkimin e burimeve per islamin, dhe kjo u theksua me teper nen influencen e intolerances dhe kokefortesise kristiane. Nga shtremberimet fanatike te Xhonit te Damaskut dhe shkrime te mevonshme kunder islamit,  ata i tregonin publikut qe muslimanet adhuronin tre idhuj. Piteri i Respektuar (1084-1156) “perktheu” Kur’anin qe u perdor gjate mesjetes dhe qe perfshinte 9 kapituj shtese. Me pas kishim Seilin  qe ndoqi kete tradite dhe me vone u bashkua me Roduellin, Muirin dhe shume te tjere ne sulm kunder figures se Muhamedit (s). Shpesh ata perdornin histori te shpikura apo tregime burimet e te cilave vete muslimanet i konsideronin te dobeta apo te sajuara. Pervec kesaj ata shtremberuan faktet dhe folen per praktikat e disa muslimaneve injorante e me pas i shoqeruan ato me figuren e islamit. Ashtu sikurse Norman Daniel shkruan ne librin e tij “Islami dhe Perendimi”: “Evidencat e rreme per te sulmuar islamin ishin vertet universale” (267).

(Nje Ekspozim Autoritativ, Pjesa I, nga Abdurrahim Grin).

Eshte fakt qe kur vinte puna per te sulmuar islamin vete Kisha Katolike Romake do te kishte pranuar cfare nuk ishte e vertete. Ky eshte nje shembull qe e tregon qarte kete: 

Ishte nje perudhe ne histori  kur armiqesia ndaj islamit ne cfaredo forme, bile edhe nga ata qe e kishin deklaruar veten e tyre si armiq te kishes, u pranua me zemer te hapur nga funksionare te larte te Kishes Katolike. Keshtu, Benedikti XIV, i cili mbahet mend  te kete qene Papa me i madh i shek. 18, i dergoiVolterit bekimin e tij. Kjo ishte ne shenje falenderimi per “Muhamedi apo Fanatizem” ne 1741 te cilen Volteri ia dedikoi vete Papes. Ajo ishte nje satire e ashper qe cdo mjeshter zhgarravinash dhe i pafé mund te kish shkruar mbi cdo teme.

(Bibla, Kur’ani dhe Shkenca, nga Mauris Bukaili, faqe 118).

 

Armiku i dedikuar i kishes, per te cilen folem me siper, ishte filozofi francez Volter. Nje shembull i asaj qe ai predikonte ishte akti i Anti-Trinitarianeve. Pasazhi i mesiperm paralajmeron qe duhet te jemi te vetedijshem qe shtremberimet dhe genjeshtrat kundrejt islamit gjate koherave ne Evrope jane kryer nga nje numer jo i vogel studiuesish dhe klerikesh.

Imagjinata evropiane dekorohej me nje repertor (i imazheve orientale) si ky: Midis mesjetes dhe shek. 18, autore te medhenj si Ariosto, Milton, Marlou, Taso, Shekspiri, Servantes dhe autoret e Chanson de Roland dhe Poema Del Cid e mprehen dhe kristalizuan ate imagjinate, ato ide dhe ato figura. Per me teper, nje pjese e madhe e atyre qe konsideroheshin orientalistet e Evropes perdoren mite idesh ne sherbimin e tyre, duke dhene nje pershtypje sikur dija vertet po avanconte”.

(Orientalizmi nga Eduard Said, faqe 63).

 

Tendenca e patundur per te lene menjane ate qe Kur’ani nenkuptonte, apo ate qe muslimanet mendonin se ai nenkuptonte ashtu sikurse ate cfare muslimanet mendonin apo benin ne situata te ndryshme, ishin prezantuar ne nje menyre qe doktrina e islamit dhe Kur’ani do te ishte e pershtatshme per kristianet. Akoma me ekstravagante do te beheshin keto shtremberime dhe akoma me lehte do te pranoheshin ato nga nje publik qe po largohej gjithnje e me teper nga kufijte e islamit. Ishte nje pakujdesi qe muslimanet kujtonin se ajo cka ata thonin do te pranohej ashtu sikurse ata e besonin. Kjo ishte nje pikture kristiane ne te cilen detajet minimizoheshin, por qellimi nuk braktisej kurre. Megjithese hijet e ndryshimit dukeshin, ato ishin ne te njejtin shabllon. Opinioni kristian ishte nje ndertim qe as nuk mund te shkaterrohej dhe as nuk mund te rindertohej.

(Islami dhe Perendimi  Krijimi i Nje Imazhi, nga Norman Daniel, faqe 33).

 

Duke iu referuar  pasazhit te mesiperm te Norman Daniel, ne vepren e tij Eduard Saidi thote:

Kjo pikture rigoroze kristiane e islamit u perforcua akoma me teper gjate Mesjetes dhe Rilindjes nga nje varietet poemash, kundershtimesh dhe mendimesh supersticioze. Ne kete kohe i tere orienti i aferm identifikohej me pamjen e pergjithshme boterore te Kristianizmit Latin, tamam ashtu sikurse ishte shprehur ne Chanson de Roland ku adhurimi i Saracens ishte portretizuar sikur ai po perqafonte Muhamedin dhe Apollon. Tamam ashtu sikurse R.W. Southern e tregon, u be e nevojshme per mendimtaret evropiane “qe dicka duhej bere per islamin” i cili po i afrohej Evropes Lindore.

( Orientalizmi, nga Eduard W. Said, faqe 61).

 

Fakti qe kristianet evropiane nuk ishin te zotet te jepnin nje shpjegim te kompletuar te asaj qe ata kishin marre persiper ta shpjegonin, eshte shume i dyshueshem. Praktikisht, ngjarjet nuk rrodhen as shume mire as shume keq dhe as ashtu sikurse shume studiues te zgjuar i predikuan. A pati ndonje progres  per sa i perket njohjes se islamit nga kristianet? Une dua te shpreh bindjen time qe progres kishte. Megjithese zgjidhja e problemit mbeti deri diku e fshehur, shpalosja e problemit u be me komplekse, me racionale dhe shume me e lidhur me eksperiencen.

(Pikpamjet Perendimore te Islamit ne Mesjete, nga R.W. Southern, faqe 91-92)

Ndonese gjykimi i shume orientalisteve ishte i njeaneshem dhe i gabuar, pati raste ku aty vlonin momente te bukura, ashtu sikurse Roxher De Paskua thote:

Megjithese nuk do te na pelqente, ne duhet te binim dakord me nje orientalst si Montgomeri Watt kur ai thote qe “nga te gjithe njerezit me te medhenj te botes, asnje nuk ka pasur aq shume kundershtare sa Muhamedi”. Si studiues i jetes dhe vepres se profetit (s), ai thote se eshte me te vertete shume e veshtire te gjesh arsyen per kete, duke marre ne kete rast si te vetmen zgjidhje ate qe per shekuj me rradhe Kristianizmi e trajtoi Islamin si armikun e tij me te betuar. Ndonese sot e kesaj dite evropianet e gjykojne islamin me objektivisht, “perseri gjurmet e nje paragjykimi te lashte jane te qarta”.

(Duke Zbuluar Islamin, nga Roxher dy Paskua, faqe 47 – citim i marre ngaMuhamedi ne Medina, W. M. Watt, Oxford University Press).

 

Ne mbyllje une desha te perdor nje pershkrimin te orientalizmit nga nje amerikan qe ka pranuar islamin dhe qe tani eshte nje studiues i njohur musliman. Menyra se si ai e pershkruan orientalizmin nga nje perspektive islamike eshte me te vertete e vlefshme.

 

…libri prezanton me perpikmeri emrat dhe datat e ngjarjeve qe ai diskuton, megjithese pershkrimet e figurave muslimane, motivet e tyre, dhe vendi qe ato zene ne boten islame jane pare nga nje lente mosbesimi (kufr). Ato japin nje pamje te mbrapshte te realitetit nen nje emer qe ne literaturen e vjeter eshte quajtur orientalizem apo “studime te zones” sic i quajne sot.

 

Kjo eshte nje pikepamje e cila kerkon qe peshkrime te tilla, si “islami afrikan,” te jene objektivat me kryesore. Premisat e ketyre objektivave na afrojne me teper me eksperiencat e jetuara te tradites post-religjioze te perendimit ne te kuptuarit e fese. Meqe nuk ka asnje vlere morale qe te jete e vlefshme ne te gjitha kulturat, krahasimi i sistemeve shoqerore dhe kulturore te popujve ne histori do ta shtynte studiuesin ne nje relativizem moral. Ne kete rast, civilizimet e ndryshme, me kulturen e tyre, fene, shpresen, qellimin, besimin, profetet, shkrimet e shenjta dhe idhujt e ndryshem, jane fryte qe mbijne nga fara te ndryshme dhe qe kerkojne nje afat per te jetuar dhe pastaj zhduken. Interesi i studiuesit eshte t’i mbledhe keto elemente dhe te ndertoje nje lidhje te goditur ndermjet tyre.

 

Per nje studim akademik, kjo pikenisje eshte pa dyshim jo-islamike dhe anti-islamike. Si baze per keqkuptimin e islamit, ai shtremberon ate qe ai kerkon te shpjegoje dhe e gjitha kjo behet aq bukur saqe te gjitha shtremberimet e bera shoqerohen me elemente qe jane shume prane zemres se islamit. Ndersa per temat kryesore si Allahu, Profeti (s), Kur’ani dhe hadithet mund te themi qe sa me teper ato i afrohen periferise se larget qe lidhet me marredheniet tregtare, pakte apo emra udheheqesish, monedhat e shume te tjera, aq me pak te shtremberuara ato jane. Sidoqofte eshte shume me mire per muslimanet qe ata te mbeshteten ne punen e muslimaneve…dhe kjo te behet me qellim qe te shmangen shtremberimet e studimeve jo-islamike qe shpesh here mund te jene te veshtira per tu diktuar. E cfare e keqe do te na gjente nese do t’i braktisnim ato shkrime rreshtat e te cilave jane ilustruar me citimet e themeluesve te orientalizmit. Ashtu sikurse thone, te flesh me qenin eshte te ngrihesh me pleshtat.

(Mbeshtetja e Udhetarit, edituar dhe perkthyer nga Noah Ha Mim Keller, faqe 1042).

nga 
Abu Iman Abd el-Rrahman Robert Skuajers 

alcislam/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit