Organizata terroriste PYD/PKK është duke përdorur imazhin e “fëmijëve luftëtarë” për të zhvilluar një propagandë të zezë kundër forcave të armatosura turke, raporton Anadolu Agency (AA), duke iu referuar burimeve nga institucionet e sigurisë.
Organizata në fjalë, thonë burimet të cilat kanë folur në kushte anonime, aktualisht ka vënë në përdorim të ashtuquajturat agjenci lajmesh, për të shpërndarë videot propagandistike të cilat synojnë ngritjen e moralit të terroristëve në Arfin.
Incizimi propagandues shfaqë dy vajza minorene dhe një grua terroriste me automatik në duar, ndërkohë që në fytyrën e minoreneve mund të vërehet qartë trishtimi.
Organizatat ndërkombëtare, siç janë Komesioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International dhe Observatori për të Drejtat e Njeriut, kanë pohuar se PYD/PKK është duke përdorur fëmijët në beteja, që paraqet shkelje flagrante të ligjeve ndërkombëtare.
Turqia të shtunën filloi operacionin “Dega e Ullirit” i cili zbatohet në rajonin e Afrinit të Sirisë, qëllimi i të cilit është krijimi i sigurisë dhe stabilitetit përgjatë kufijve turq dhe rajonit në përgjithësi duke eliminuar grupet terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-in, si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe dhuna e terroristëve.
Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Turqisë theksohet se operacioni në Afrin ka filluar në kuadër të të drejtave të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçmas atyre që ka të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).