Shpërthimi i një autobombe në Shemdinli ka shkaktuar 2 të vdekur dhe 17 të plagosur.
Një makinë bombë është shpërthyer nga terroristët në qytetin Shemdinli në momentin që dasmorët ishin duke dalë nga një dasëm.
Në shpërthim gjetën vdekjen 2 persona, njëri fëmijë 11 vjeç, dhe u plagosën 17 të tjerë.
Të plagosurit u shtruan në Spitalin Shtetëror në Shemdinli.
Njoftohet se vazhdojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.
Sulmi i pabesë në Shemdinli është dënuar nga Kryeministri Erdoan.
Në fjalën që mbajti në mbyllje të mbledhjes konsultative dhe vlerësuese të partisë në Këzëllxhëhamam Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan foli edhe për këtë sulm të pabesë.
“Në Shemdinli u shpërthye një makinë bombë në momentin që në rrugë ishte duke kaluar makina e policisë e tipit “Kobra”. Makina nuk ka pësuar dëme nga shpërthimi, ka humbur jetën njëri prej bijve tanë dhe u plagosën 18 qytetarë. Organizata terroriste e tregoi edhe një herë në mënyrë më të ulët fytyrën e saj të vërtetë. Ne e dënojmë me forcë organizatën terroriste. I lutem Zotit të mëshirojë fëmijën tonë që humbi jetën në këtë sulm dhe uroj shërim sa më të shpejtë vëllezërve dhe motrave tona që janë plagosur”, u shpreh kryeministri Erdoan.