Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) zbuloi të premten se keqpërdorimi i alkoolit është shkak për vdekjen e 2.3 milionë vdekjeve në botë çdo vit.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës dr. Margaret Chan, me rastin e hapjes së një seminari rreth politikës globale kundër luftimit të alkoolit në Stamboll, deklaroi: “Alkooli mund të jetë fatal. Vlerësimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se keqpërdorimi i alkoolit është përgjegjës dhe shkaktar i 2.3 milionë vdekjeve në botë çdo vit.” Ajo shpjegoi: “Alkooli mund të vrasë ngadalë, ai gradualisht çon në sëmundje si cirroza dhe kancer i mëlçisë.”
Ajo gjithashtu deklaroi: “Alkooli nganjëherë mund të vret në çast duke kontribuar në aksidente, lëndime, dhunë, krime të dhunshme si dhe në vetëvrasje.”
Ajo shprehu keqardhjen se konsumi i alkoolit është në rritje me shpejtësi në vendet që s’kanë ligjet e nevojshme që shërbejnë si rregullator për të mbrojtur popullsinë nga dëmet e shkaktuara nga alkooli.” /krenaria.com/