0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Orët e ankthit në familjen e foshnjes së rrëmbyer

Më të lexuarat

Një vjedhje e befasishme vendosi në rrezik jetën e një foshnjeje 1-muajshe dhe mbajti në ankth për orë të tëra prindërit dhe opinionin publik.

Ngjarja ndodhi ditën e hënë, kur ndërsa prindërit u larguan për disa çaste në një dyqan në afersi te pistes Iliria ne Durres, një person u fut befas në makinën e ndezur dhe u nis për në drejtim të paditur.

Megjithatë, përballë pafajësisë së një foshnje 1-muajshe, edhe grabitësi më zemërgur do ta kishte vështirë të rezistonte dhe i mituri u dorëzua i paprekur pranë derës së një çerdheje në Laprakë pak kohe me pas.

Emisioni i “Pasdites” vizitoi të mërkurën pikërisht shtëpinë e familjes Mellani, ku gjyshi i të miturit rrëfeu gjithçka ndodhi dhe momentet e tmerrshme të ankthit.

“Në radhë të parë, dua të falenderoj policinë, që bëri të mundur të shmangej tragjedia dhe që vetëm brenda disa minutash mbërriti në banesën tonë. Fatmirësisht, foshnja është mirë dhe ne si familje kemi nisur të qetësohemi”, u shpreh zoti Mellani.

“Ne e morën vesh lajmin vetëm në katër e gjysmë të mëngjesit, pasi e gjithë ngjarja ishte konsumuar. Vjedhja e makinës ishte e pabesueshme, a thua se dikush e kishte hedhur nga qielli atë grabitës. Djali e la ndezur makinën që të qëndronte hapur kondicioneri dhe ishte vetëm dy metra larg, por kur u kthye pa në fraksion sekondi një burrë me thinja që i hyri në makinë dhe që u nis me shpejtësi”.

Ky ishte vetëm fillimi i dramës. “Ishte natë dhe s’kishte asgjë rrotull. Të vetmit persona ishte djali dhe shitësi. Në atë moment përballë vjen një fuoristradë dhe djali i del përpara dhe e ndalon. Bashkë me shoferin, të cilin e falenderojmë shumë, iu vunë në ndjekje grabitësit. Policia gjithashtu u mobilizua menjëherë”.

Megjithatë, për disa orë nuk dihej asgjë për fatin e të miturit, deri kur një telefonatë në drejtim të prindërve të foshnjes, i bëri me dije atyre se ai ndodhej në një çerdhe në Laprakë. “Ishte një moment i madh lehtësimi”, rrëfen i gjyshi. “Djali u nis urgjent në Tiranë dhe shkoi mori fëmijën, që gëzonte shëndet të plotë falë Zotit”.

Disa orë më pas, u mësua edhe lajmi se edhe makina ishte gjetur e braktisur në qytetin e Laçit. “Na telefonoi policia për të na thënë që kishin gjetur makinën, por për ne kjo ishte gjëja e fundit që kishte rëndësi. As që na kishte shkuar mendja fare në ato orë. Pasi gjetëm djalin shëndoshë e mirë, mjeti le të ishte shkatërruar, pak e rëndësishme ishte. Megjithatë, pasi morëm në dorëzim makinën, pamë se disqet ishin thyer, shenjë që grabitësi ka udhëtuar me shpejtësi tepër të lartë, në rrugë rurale dhe të këqija”, përfundoi zoti Mellani.

Grabitësi, aktualisht është në kërkim nga policia, por në aktin e tij të ulët, gjithsesi mund të krenohet me atë pak ndienjë humanizmi që shfaqi ndaj një foshnje të pambrojtur 1-muajshe./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit