1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Orë policore në Shri Lankë për shkak të dhunës kundër myslimanëve

Më të lexuarat

Kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe bëri thirrje për qetësi Shri Lanka vendosi orë policore në gjithë vendin për shkak të rritjes së dhunës kundër myslimanëve.

Xhamitë dhe dyqanet e myslimanëve u bënë shënjestra të sulmeve, por nuk ka raporte për viktima. Në disa qytete, policia qëlloi në ajër dhe përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe, bëri thirrje për qetësi, duke thënë se trazirat aktuale i dëmtojnë hetimet e sulmeve që ndodhën të Dielën e Pashkëve. Ora policore do të zgjasë gjatë gjithë natës, nisur nga ora 21:00, sipas kohës lokale. Myslimanët përbëjnë afro 10% të 22 milionë banorëve të Shri Lankës, të cilët janë kryesisht budistë sinhalezë. /REL

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit