Çelësi i suksesit të madh është puna e rëndë në seri të shkurta kohore dhe pastaj marrja e pushimit para vazhdimit, ka treguar studimi i Anders Ericssonit, i publikuar në Psychological Review. Sekreti është në atë që të qëndroni të përqendruar.
Provoni t’i bëni gjërat kështu: mos iu përgjigjni çdo herë thirrjeve telefonike, mos kontrolloni postën elektronike çdo dy minuta dhe lëshojeni vendin tuaj të punës më herët. Do të befasoheni se sa më shumë do të jeni efikas, pohon Ericsson.
Ericsson dhe ekipi i tij kanë vlerësuar një grup të muzikantëve për të kuptuar se çka kanë bërë ndryshe individët që janë treguar më të mirë. Është zbuluar që violinistët të cilët kanë krijuar muzikë vetëm katër orë kanë arritur rezultate më të mira se sa ata të cilët këtë punë e kanë bërë shtatë orë. Performuesit më të mirë vetvetes ia kanë vënë synimet në ushtrime dhe vetë i kanë vendosur pauzat, ndërsa intensiteti më i madh i punës është parë menjëherë para pauzës për drekë. Hulumtuesit kanë zbuluar që njerëzit e suksesshëm në profesionet e tjera kanë shprehi të ngjashme, transmeton koha.net.
“Njerëzit e suksesshëm janë pra ata të cilët kontrollojnë shprehitë e tyre të punës dhe motivohen për të përmirësuar produktivitetin dhe kufizojnë aktivitetin intelektual në kohë fikse”, thuhet në studim.
Timothy Ferriss ka dhënë këshilla të ngjashme në bestsellerin e tij “The 4-Hour Workweek”. Ai ka theksuar rregullin e Paretit 80/20, i cili shpjegon se si në 20 për qind të kohës arrihen 80 për qind e rezultateve.