3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ora biologjike për trupin e njeriut

Më të lexuarat

Nga ora 9 deri në 11 të mbrëmjes
Kjo është koha gjatë së cilës kryhet eleminimi i helmeve shtes në aparatin limfatik. Prandaj, kjo kohë duhet të kalojë në qetësi.
Nëse gruaja shtëpiake vazhdon të angazhohet me punët e shtëpisë apo me ecurinë e fëmijëve të saj në kryerjen e detyrave të shkollës, kjo mënyrë do të lë ndikim negativ në shëndetin e saj.

Nga ora 11 të mbrëmjes deri në 1 të mbas mesnatës
Ky është orari kur mëlçia eleminon ehelmet; ky është vakti ideal për një gjumë të thellë.

Nga ora 1 (pas mesnatës) deri në 3 të mëngjesit
Ky është orari kur fshika e temthit eleminon helmet ; gjithashtu, ky është një orar ideal për një gjumë të thellë.

Nga ora 3 deri në 5 të mëngjesit
Ky është orari kur mushkëritë eleminojne helmet. Prandaj, i sëmuri që vuan nga kolla, ai ka për të vuajtur më shumë në këtë vakt; shkaku është se procesi i eleminimit të toksinave ka filluar në aparatin e frymëmarrjes; prandaj, nuk është e nevojshme të marrësh medikamente që të ndalosh apo të qetesosh kollën në këtë vakt, me qëllim ndalimin e ndërhyrjes në procesin e eleminimit të helmeve në mushkri; këtu del në pah dobia e namazit të natës……

Në orën 5 të mëngjesit
Ky është vakti kur fshikeza urinare eleminon toksinat. Prandaj, duhet urinimi në këtë kohë për zbrazjen e fshikzes për ta ndihmuar atë të eleminoje toksinat.
Personat që vuajn nga kapslleku kronik, duhet të zgjohen herët në mëngjes (në 5 të mëngjesit), me qëllim për të ndihmuar kolitin të punojë për nxjerrjen në mënyrë të rregullt. Keni për të parë se gjatë këtyre ditëve, kapslleku kronik do të marrë fund, por njëkohësisht, duhet t’i përmbaheni një diete të balancuar.

Nga ora 7 deri në orën 9 të mëngjesit
Ky është orari ku ushqimi përthithet nga enët e barkut. Prandaj, duhet të kryhet Konsumimi i vaktit të mëngjesit në këtë orar.
Kurse të sëmurët që vuajnë nga anemia dhe hemoglobina e pakët në gjak, duhet të konsumoni vaktin e mëngjesit para orës 6.30 të mëngjesit.
Kush dëshiron të ketë një organizëm dhe mendje të shëndetshme duhet të konsumojë vaktin w mëngjesit përpara orës 7.30 të mëngjesit ; personat që nuk e konsumojnë vaktin e mëngjesit dhe janë mësuar me këtë gjë, duhet ta ndryshojnë zakonin e tyre, sepse kjo është një nga shkaqet më të rëndësishëm të çrregullimit të funksionimit të mëlçisë dhe aparatit tretës. Vonimi i konsumimit të vaktit të mëngjesit deri në orën 9 deri në 10 të mëngjesit, është më mirë se sa mos konsumimi i tij.

Nga mesi i natës deri në 4 të mëngjesit është vakti në të cilin palca e kockës prodhon qelizat e gjakut. Prandaj, duhet të flemë sa më herët. Gjumi dhe zgjimi i vonuar bëjnë që organizmi nuk funksionon mirë në eleminimin e toksinave..

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit