Apple ka krijuar disa opsione të reja, dizajnuar për t’ju ndihmuar në situata të rrezikshme. Nëse herët e tjera i jeni gëzuar lojërave apo përditësimeve interesante në rrjete sociale, tani gjigandi i teknologjisë do t’u shpëtojë jetën.
Me iOS 11, Apple prezantoi mundësinë për të mbyllur fshehtas telefonin dhe për të telefonuar policinë. Është një mënyrë e shpejtë dhe efektive për ta bërë këtë, nëse keni p.sh dikë që ju qëndron mbi kokë me armë në dorë dhe ju s’duhet të bini në sy.
Në iPhone-in tuaj mund të ruani të gjithë informacionet tuaja personale mjekësore, që nuk ndahen me Apple, por në rast emergjence mund t’ju hyjnë në punë. Opsioni i ri ‘Emergency SOS’ shfaqet duke shtypur pesë herë me shpejtësi butonin që fik dhe ndez telefonin, ndërkohë që telefoni është i kyçur.
Mund të vendosni edhe disa kontakte në listën tuaj të emergjencës dhe sa herë të aktivizoni ‘Emergency SOS’, do të marrin një mesazh me vendodhjen tuaj.