0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Opozitarët Sirianë thonë se kanë marrë nën kontroll pothuajse gjithë vendin

Më të lexuarat

Nëpër sulmet e forcave të Esadit të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën rreth 250 njerëz.

Ushtria e Sirisë së Lirë ka deklaruar se e ka marrë nën kontroll pjesën më të madhe të vendit.

Ndërkohë forcat e Esadit vazhdojnë sulmet nga ajri dhe toka.

Qyteza Marea në Halep ndodhet nën bombardime të rënda.

Edhe nëpër shumë qytete të tjera ndër të cilave janë edhe Hama, Humus dhe Derae forcat e Esadit kanë organizuar sulme me armë të rënda.

Ndërkohë një nga komandantët e Ushtrisë së Sirisë së Lirë, Koloneli Ahmed Abdyl Vahab tha se një pjesë e madhe e vendit është marrë nën kontrollin e tyre dhe se nëpër shumë rajone ushtria nuk del jashtë garnizoneve.

“E vetmja pengesë për të marrë nën kontroll kryeqytetin është superioriteti ajror i regjimit”,tha Abdyl Vahab.

Komandanti i opozitarëve gjithashtu vuri në dukje se “Rënia e regjimit qoftë me ndihmat nga jashtë qoftë pa ato, do të realizohet brenda muajve dhe nuk do të zgjasë për vite me radhë”. Në Damask Delegacioni i Koordinimit Kombëtar që ka marrë nën një çati opozitarët organizoi konferencën me temë “Shpëtimi i Sirisë”.

Në konferencë u theksua rëndësia e arritjes së armëpushimit i cili mund të hapë rrugën e zgjidhjes politikisht të problemit.

Në konferencë merrnin pjesë edhe diplomatë nga Irani, Rusia dhe Kina./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit