Kryengritësit sirianë thanë se kanë marrë kontrollin mbi Salehedinen-pjesën jugore të Aleppos, në kohën kur janë në rritje përleshjet ndërmjet forcave të regjimit dhe atyre opozitare në këtë vend.
Luftëtarët e opozitës hodhën poshtë informatat, sipas të cilave trupat qeveritare kanë depërtuar të mërkurën më në thellësi të Aleppos, transmeton Evropa e Lirë.
Një ditë më parë, televizioni shtetëror i Sirisë bëri të ditur se forcat e regjimit kanë hyrë në pjesë të caktuara të Salehedines duke vrarë dhjetëra rebelë.
Për shkak të luftimeve aktuale në zona të caktuara të Sirisë-kryesisht në Aleppo, shumë sirianë kanë braktisur shtëpitë për të kërkuar strehë në vendet fqinjë si Turqia. /Telegrafi/kohaislame