-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Opozita siriane kërkon hetim ndërkombëtar të sulmeve

Më të lexuarat

Opozita siriane ka bërë thirrje për hetime ndërkombëtare të sulmeve të dyfishta me bomba në Damask, të cilat kanë vrarë të paktën 55 persona dhe kanë plagosur rreth 370 të tjerë.

Ushtria e Sirisë së Lirë ka kërkuar dërgimin e hetuesve për të përcaktuar autorët e bombardimeve.
Ndërkohë, duke folur në Tokio, kreu i Këshillit Kombëtar të Sirisë, Burhan Ghalioun, ka thënë se qeveria e presidentit Bashar al-Asad po bën përpjekje “të vrasë planin për paqe të të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Anan”.
Qeveria ka fajësuar kinse “terroristët” për sulmet më vdekjeprurëse në kryeqytet që nga shpërthimi i kryengritjes antiqeveritare në Siri, 14 muaj më parë.
Protestuesit kërkojnë largimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Asad./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit