Opozita siriane kërkoi sot një takim urgjent nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së pas bombardimeve të forcave qeveritare ku si pasojë kanë humbur jetën shumë persona, prej të cilëve shumë femije.
Ndërkohë që armëpushimi, për të cilin ishte negociuar që prej një muaj e gjysmë, është shkelur çdo ditë, i dërguari ndërkombëtar Kofi Annan do të shkojë në Siri në fillim të javës së ardhshme, sipas diplomatëve./trt/kohaislame