Koalicioni opozitar i Egjiptit ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Një anëtar i Frontit të Shpëtimit Kombëtar, Sameh Ashour, tha se vendimi u mor të martën në një takim në Kajro sipas tyre si përgjigje të “mungesës së garancës për transparencën e zgjedhjeve”.
Masa vjen një ditë pasi që presidenti Muhamed Morsi tha se, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në fund të prillit.
Parlamenti i mëparshëm me dominim te muslimaneve u shpërbë në qershor të vitit 2012, pasi gjykatësit vendosën se ligjet zgjedhore ishin jokushtetuese./BS/kohaislame