3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Operohen 15 fëmijë me anomali të lindura

Më të lexuarat

15 fëmijë me anomali të lindura e komplekse janë operuar me ndihmën e ekipit të mjekëve nga Australia.
 
Profesor Paddy Dewan ka thënë se stafi vendor ka treguar gatishmëri të lartë pasi që operimet e tilla të komplikuara nuk bëhen as në vendet e rajonit.
 
“Puna që ne e bëjmë këtu është shumë komplekse, për të bërë operacione të kirurgjisë së mirë. Gjëja për të cilën më së shumti kemi nevojë është një dorë e mirë, një kokë e mirë dhe instrumente të thjeshta. Trajnimi i stafit është gjëja më e rëndësishme dhe kushtet e mira e lehtësojnë punën”, tha Paddy Dewan, mjek nga Australia.
 
Drejtori i klinikës së Pediatrisë Nexhemdin Hyseni, tha se fëmijët e operuar kanë pasur probleme me organet gjenitale dhe në kanalin e urinës.
 
“Kosova ka natalitetin më të lartë në evropë dhe këto anomali janë të shpeshta, ne e bëjëmë zgjedhjen e rasteve të cilat janë më të ndërlikuara dhe I ftojmë ekspertët botëror që të na ndihmojnë sespe kjo ka edhe një efekt të madh në edukim”.
 
Imet Rrahamani, ministër i shëndetësisë, tha se kjo është një ndihmë shumë e madhe e cila nuk mund të vlerësohet as me fjal e as me vlerë monetare. Sespe kemi të bëjmë me operime të tilla që nuk bëhen as në rajon dhe kjo i ka ndihmuar shumë familjet e fëmijëve sepse bëhët fjalë për operime të cilat mund të kushtojnë deri në gjysmë milioni.
 
Ekipi i mjekëve nga Australia është duke punuar që nga 4 maji dhe deri në javën e ardhshme parashihet që të operohen gjithsejtë 29 fëmijë me anomali të rënda./rtk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit