1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Operacioni “Transiti” kap 35 kg drogë në rajonin e Pejës

Më të lexuarat

Në operacionin policor të koduar ”Transiti”, që u zhvillua më 25 nëntor në lokacione të ndryshme në rajonin e Pejës, u arrestuan dy persona të dyshuar për krim të organizuar, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.

Në një konferencë për medie, zyrtarë policorë bën të ditur se këtij operacioni policor i parapriu një punë hetimore dhe operative rreth një muaj nga Drejtoria për Hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN-së).

Operacioni u realizua në përkrahje të Njësive speciale operative (NJSO) dhe K9, me ç`rast janë realizuar 2 bastisje në komunën e Gjakovës, ku janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë konfiskuar mbi 35 kilogramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij operacioni policor deri tani janë arrestuar dy të dyshuar: K. R. (1982), dhe N. K. (1985), e po ashtu janë konfiskuar: 35 kg e 30 gram substancë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë, pastaj një pushkë gjysmë automatike, 24 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një radiolidhje Motorola, dhe një makinë me vakum për presimin dhe paketimin e substancave narkotike.

Bazuar në procesin e hetimeve dyshohet se droga ka prejardhjen nga Republika e Shqipërisë dhe kishte për destinim Kroacinë.

Personave të arrestuar, në konsultim me prokurorin kompetent, u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Policia e Kosovës njofton se është në kërkim edhe të disa të dyshuarve të tjerë, tashmë të njohur, që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij grupi kriminal.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit