-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Operacion i paprecedentë”, mediat italiane japin detajet, si u lirua nga kampi i rrezikshëm sirian vogëlushi shqiptar (video)

Më të lexuarat

Një operacion i paprecedentë, kështu e quajnë mediat italiane nxjerrjen dhe shpëtimin nga kampi sirian i vogëlushit shqiptar Alvin Berisha.

“Një operacion i paprecedentë sepse një fëmijë nuk ishte liruar kurrë nga një kamp i refugjatëve sirianë që nga fillimi i luftës”, shkruan repubblica.

“Vogëlushi Alvin Berisha, 11 vjeç, më në fund mund të kthehet në Itali dhe të largohet nga kampi i refugjatëve Al Hol në Siri, ku u detyrua të jetonte prej muajsh”, vijon media italiane.

“Unë nuk do të të lë kurrë, do të jem gjithmonë me ty”, i kishte thënë babai i tij Afrimi disa javë më parë, kur ai kishte arritur ta përqafonte përsëri falë ndërmjetësimit të Luigi Pelazza të emisionit investigativ italian Le Iene, i detyruar menjëherë pas këtij përqafimi të largohej nga kampi, sepse ai nuk kishte autorizimin që duhej nga qeveria shqiptare.

“Gëzim dhe pritje për të voglin Alvin Berishën, 11-vjeçari shqiptar – lindur në Itali, banues në Barzago, në provincën Lecco që u rrëmbye në Itali 5 vjet më parë nga nëna e tij e cila iu bashkua ISIS dhe mbeti jetim pasi e ëma vdiq në kampin e refugjatëve, që është ndër kampet me më shumë njerëz dhe me më shumë rrezik në Siri.

Djali u lirua nga kamp Al Hol para disa orësh, falë korridorit humanitar nga Kryqi i Kuq me Gjysmëhënën e Kuqe (homologët arab) dhe një operacioni bashkëpunimi ndërkombëtar i drejtuar nga policia dhe me pjesëmarrjen e autoriteteve shqiptare, shkruajnë mediat italiane.

Alvin është gati duke dalë nga kufiri midis Sirisë dhe Libanit.

Në orët e ardhshme djali do të fluturojë më avionin që që do ta çojë sjellë atë në Roma nga Beiruti dhe Libani.

Me të ndodhet edhe një ekip i Le Iene dhe babai, Afrimi i cili pret për të përqafuar të birin.

blob:https://video.repubblica.it/0b7d630a-c455-4734-8ce9-330a9f983075

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit