Një prej fondacioneve humanitare më jetëgjata të këtij lloji – One Laptop Per Child, ka zbuluar hapin e ardhshëm drejt cakut që të ofrojë një laptop për secilin fëmijë në botë.
Dihet që laptopët XO janë të dedikuar posaçërisht për ata që kanë lindur në vendet e botës së tretë, ndërsa bëhet fjalë për pajisjet me performanca të pranueshme, të cilat janë rezistuese ndaj kushteve të ndryshme të pafavorshme në të cilat jetojnë këta fëmijë.
Hapi i ardhshëm është XO-4 Touch, ndërsa fondacioni ka bërë të ditur që do të shfrytëzojë laptopin XO si bazë, por që do të integrojë edhe disa mundësi të tabletëve. Do të vijë me procesor Marvell Armada 2128, bashkë me multi-touch ekranin 7,5-inçësh të kompanisë Neonode. Specifikimet e tjera do të duhej të jenë rezolucioni 1200×1900 pixelë, 8 GB hapësirë për ruajtje të të dhënave, 2 GB RAM, dalje HDMI, dy porte USB 2.0, 802.11a/b/g/n dhe WiFi. Nga ky fondacion thonë që ky do të duhej të jetë laptopi me shpenzimin më të ulët të energjisë falë teknologjive efikase, ndërsa pritet që XO-4 Touch të jetë i gatshëm në tremujorin e parë të vitit 2013, kurse çmimi tani për tani nuk dihet./koha/kohaislame