Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) ka konfirmuar shkatërrimin e të gjitha municioneve te pambushura, të deklaruara nga ana e regjimit të Sirisë, për çka me heret deklaruan edhe autoritetet e regjimit sirian, thuhet në njoftimin e Organizatës.
Më parë Këshilli Ekzekutiv i ONAK-ut miratoi planin e detajuar për shkatërrimin e arsenaleve kimike siriane, sipas të cilit të gjitha materialet për prodhimin e armëve kimike, përveç isopropanolit, do të nxirren jashtë territorit të Sirisë deri në shkurt 5, ndërsa ato më të rrezikshmet – deri në fund të këtij viti.
Objektet që lidhen me arsenalet kimike siriane do të shkatërrohen në mënyrë graduale në periudhën nga 15 dhjetori i vitit 2013 deri në 15 mars të 2014-s.