1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

OKB: Shtetet e Bashkuara i kanë vrarë qindra fëmijë gjatë sulmeve në Afganistan

Më të lexuarat

Në raportin e Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, deklarohet se forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara i kanë vrarë qindra fëmijë gjatë sulmeve në Afganistan, në katër vitet e fundit.

Raporti gjithashtu deklaron se forcat e Shteteve të Bashkuara në çdo ndërhyrje kanë përdorë forcë jopërkatëse gjatë operacioneve.

ky Komitet i Kombeve të Bashkuara tha se është i alarmuar nga raportet se qindra fëmijë janë vrarë gjatë katër viteve të fundit nga sulmet dhe bombardimet ajrore të forcave të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve, me seli në Gjenevë, ka shprehur “shqetësim të thellë se, në fakt, numri i viktimave në mesin e fëmijëve është dyfishuar nga viti 2010 në vitin 2011”.

Shqyrtimi i politikave që i prekin fëmijët, nga ana e Kombeve të Bashkuara bëhet çdo katër vite, dhe raporti lidhur me këtë çështje, u publikua në periudhën kur në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet debat i ashpër lidhur me politikën për sulmet me aeroplanë pa ekuipazh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit