0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

OKB: Rusia bllokon edhe një deklaratë kundër masakrave të Basharit

Më të lexuarat

Raportet nga Kombet e Bashkuara thonë se Rusia ka bllokuar Këshillin e Sigurimit për të kritikuar regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Britania ka paraqitur një projekt-deklaratë, me të cilën ka shprehur zemërim për sulmet ajrore të Qeverisë siriane në qytetin e Alepos, ku nga 15 dhjetori kanë humbur jetën mbi 700 njerëz.

Rusia, aleate e Assadit, ka kundërshtuar një deklaratë të ngjashme edhe më 19 dhjetor.

Ajo së bashku me Kinën u kanë vënë veto tri rezolutave të Këshillit të Sigurimit, të cilat do të dënonin Qeverinë e Assadit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit