0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

OKB: Rritet rreziku i vdekjes së migrantëve në Mesdhe

Më të lexuarat

Rreziku i vdekjes në Detin Mesdhe është rritur këtë vit në një në 18 migrantë, ndërsa anijet joqeveritare të shpëtimit po përballen me vështirësi, tha të hënën Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).

Vitin e kaluar, një në 42 migrantë ka vdekur ose është zhdukur në përpjekje për të arritur Italinë, përmes Mesdheut.

“Një faktor i madh që ka kontribuar në rritjen e numrit të vdekjeve është zvogëlimi i kapacitetit të kërkim-shpëtimit jashtë bregdetit të Libisë”, tha UNHCR-ja.

Italia, që është në mesin e destinacioneve kryesore të migrantëve, ka marrë një qëndrim të ashpër muajve të fundit, duke refuzuar t’i zbarkojë njerëzit e shpëtuar në det nëse shtetet e tjera anëtare të BE-së nuk ofrohen për t’i marrë ata.

Që nga muaji janar, në mesin e mbi 1,600 njerëzve të vdekur ose të zhdukur gjatë përpjekjeve për të arritur Evropën përmes rrugëve të ndryshme,1,095 janë zhdukur në Mesdhe.

Kulmi i krizës me migrantë në Evropë është shënuar në vitin 2015, kur mbi një milion njerëz, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë hyrë në kontinent.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit