-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

OKB: Rreth 4 000 emigrantë kanë gjetur vdekjen në Mesdhe në 2016-ën

Më të lexuarat

Pothuajse 4 000 emigrantë kanë vdekur në 2016-ën, në përpjekje për të kaluar Mesdheun, deklaroi të martën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

“Deri në fund të tetorit, rruga detare për njerëzit që po largoheshin nga lufta dhe mjerimi për në Evropë ka marrë jetën e 3 940 personave”, tha organizata joqeveritare e OKB-së, me seli në Gjenevë.

Agjencia e refugjatëve e OKB-së njoftoi javën e kaluar se “viti 2016 ishte më vdekjeprurësi për emigrantët dhe refugjatët që kaluan nga Mesdheu”.

Sipas OKB-së, rreth 3 771 emigrantë vdiqën në vitin 2015 në rrugët detare, që lidh vendet kryesore tranzite, Turqinë dhe Libinë me Evropën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit