Këshilli për të drejtat e njeriut pranë OKB, shprehu shqetësimin e thellë për mundësinë e shkatërrimit të plotë të RAQ.
Në takimin e mbajtur sot, ky këshill vuri në dukje gjendjen tepër të rënduar në RAQ dhe me këtë rast nga BN kërkoi të ndërhyjë e ndihma për të përmirësuar situatën humanitare në këtë vend. Anëtarët e këshillit për të drejtat e njeriut në OKB dënuan dhunën e fundit në RAQ dhe kërkuan dënimin e atyre personave që janë përgjegjës për krimet dhe aktet çnjerëzore. Në takimin e këshillit për të drejtat e njeriut është lexuar deklarata e Ban Ki Moon, sekretarit të përgjithshëm të OKB, i cili paralajmëroi për mundësinë e disfatës totale të forcave të sigurimit dhe shkatërrimit të plotë të organeve sociale në RAQ.