0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

OKB në Gjenevë – Rusi dhe ShBA javën e ardhshme bisedojnë për Sirinë

Më të lexuarat

Zv/ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Mikhail Bogdanov tha se përfaqësues nga Moska dhe Uashingtoni javën e ardhshme do të takohen në Gjenevë për të biseduar për krizën në Siri.

Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Kombet e Bashkuara (OKB) javën e ardhshme do të zhvillojnë në Gjenevë të Zvicrës një takim me temë kryesore Sirinë.

Zv/ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Mikhail Bogdanov tha se përfaqësues nga Moska dhe Uashingtoni javën e ardhshme do të takohen në Gjenevë për të biseduar për krizën në Siri.

Në këtë takim përveç diplomatëve të dy vendeve do të marrë pjesë edhe OKB-ja.

Në Siri, ku lufta civile ka hyrë në vitin e 7-të, Rusia është mbrojtësi më i rëndësishëm i regjimit të Damaskut.

Kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) mbështesin opozitarët dhe nuk e shikojnë me sy të mirë të ardhmen e Sirisë me Esadin.

Pas sulmit me armë kimike dy javë më parë në Idlib të Sirisë me pasojë rreth 100 persona, në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë, Shtetet e Bashkuara goditën (me raketa) për herë të parë regjimin e Damaskut.

Raketat e tipit “Tomahawk” ishin lëshuar nga anijet luftarake amerikane në Mesdhe dhe kishin goditur bazën ajrore Shajrat. Kjo ngjarje i vendosi edhe një herë Amerikën dhe Rusinë përballë njëra-tjetrës.

Kurse Kryeministri i Rusisë, Dimitrij Medvedev kishte thëne se gjigandët e botës kishin ardhur në prag të luftës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit