1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

OKB miraton dërgimin e trupave të BE-së në RQA

Më të lexuarat

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar mbrëmjen e djeshme vendosjen e forcës së Bashkimit Evropian në Republikën Qendrore Afrikane. Vendosja e forcës ushtarake do të nihmojë në kuadër të përpjekjeve për të ndalur dhunën që ka përfshinë vendin.

Vendosja e forcës ushtarake është mbështetur unanimisht nga Këshilli i Sigurimit, i cili u mundëson ushtarëve të BE-së të përdorin “të gjithë forcën e domosdoshme” në mbrojtje të civilëve.

Ende nuk dihet se cilat vende të Bashkimit Evropian do të kontribuojnë me ushtarë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Franca dërgoi 1600 ushtarë, të cilët i janë bashkuar 3500 paqeruajtësve të Bashkimit Afrikan të cilët janë vendosur në RQA.

Ndërsa Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vëmendjen se dhuna e krishterëve ndaj myslimanëve në ish-koloninë franceze mund të shndërrohet në gjenocid. /albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit