0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

OKB MIRATON BUXHETIN VJETOR, NDAN MBI 40 MILIONË DOLLARË PËR UNMIK-UN

Më të lexuarat

Flag of United Nations — Image by © Royalty-Free/Corbis

Asambleja e Përgjithshme e OKB ka aprovuar buxhetin e misionit paqeruajtës në Kosovë për vitin në vijim.

Duke filluar që nga 1 korriku 2021 deri më 30 qershor të 2022, UNMIK do të kushtojë 41. 298. 500 dollarë.

Pjesa më e madhe e buxhetit harxhohet për të financuar kostot e personelit. Gjithsej, 32. 534. 400 dollarë.

Personeli i përgjithshëm i UNMIK-ut përbëhet nga 348 vetë, prej të cilëve 312 civilë dhe 9 ekspertë civilë, si dhe 18 nën uniformë, prej nga 10 policë dhe 8 vëzhgues ushtarakë. Për personelin nën uniformë jepen 768 500 dollarë. Për UNMIK-un punojnë po ashtu 21 vullnetarë.

Pjesa tjetër e buxhetit jepet për shërbimet dhe pajisjet 2 784 500, për infrastrukturën dhe objektet 2 732 200 dollarë, për komunikacionin 1 869 800 dollarë. Po ashtu shpenzime ka për konsultime, udhëtime, shërbimet mjekësore.

Buxheti i UNMIK-ut në vitet e para ka qenë më shumë se 400 milionë dollarë në vit.

OKB financon 12 misione paqeruajtëse në botë, pjesa më e madhe e të cilave në kontinentin afrikan, me një buxhet të përgjithshëm prej rreth 6 miliardë dollarësh.

Misionet e OKB në Mali, në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Kongo i kanë buxhetet më të larta se 1 miliardë dollarë.

Misioni tjetër paqeruajtës i OKB-së në Europë përveç Kosovës ndodhet në Qipro, me një buxhet prej rreth 55 milionë dollarësh.

UNMIK-u, po ashtu si misionet e tjera paqeruajtëse, financohet nga një llogari financiare e veçantë, ku shtetet kontribuojnë sipas një formule të caktuar dhe që aprovohet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit