-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

OKB: Mbi 24 000 refugjatë kanë hyrë të Evropë në vitin 2019 nëpërmjet detit

Më të lexuarat

Më shumë se 24 000 emigrantë të parregullt dhe refugjatë kanë arritur në Evropë përmes rrugës detare që nga fillimi i vitit 2019, njoftoi të premten agjencia për emigracion pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Bazuar në raportin e publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), 555 persona kanë humbur jetën në det që prej fillimit të këtij viti.

Gjatë periudhës së njëjtë në vitin e kaluar, rreth 37 000 refugjatë dhe emigrantë arritën të udhëtojnë për në Evropë, 875 prej të cilëve u mbytën në Detin Mesdhe./Atsh/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit