-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

OKB kritikon Turqinë për mbështetje të kryengritësve sirianë

Më të lexuarat

Organizata e Kombeve të Bashkuara në një raport të saj, deklaroi se Turqia një sasi të madhe të armatimit e ka vënë në dispozicion të grupeve kryengritëse të armatosura në Siri.
Agjencite e lajmeve njoftuan se sipas këtij raporti të OKB-s, Turqia nga muaji qershor deri më tani mbi 47 ton armë i ka dërguar për grupet kryengritëse të armatosura në Siri. Kjo është në kohën kur qeveria e Turqisë ka përgënjeshtruar një pretendim të tillë të OKB-s. Raporti në fjalë i OKB-s pohon se vetëm gjatë muajit shtator, 29 mijë ton armë nga Turqia kanë hyrë në territorin e Sirisë dhe janë shpërndarë për grupet kryengritëse të armatosura. Lyent Gymyky, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, në lidhje me këtë, ka mohuar plotësisht këto pretendime, mirëpo më pas gjatë një interviste me gazetën turke “Hyrriet”, deklaroi se statistikat e publikuar nga OKB në këtë drejtim janë në harmoni të plotë me statistikat që ka publikuar kohë më parë Drejtoria për Statistika e Turqisë. Vlen të theksohet se gjatë muajit gusht, opozitarët dhe kritikët e qeverisë së Ankarasë, kanë shpifur se gjoja 400 ton armatim janë dërguar në Siri nëpërmjet territorit të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit