1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

OKB kritikon Arabinë saudite për lirinë e aktivistëve politik

Më të lexuarat

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së shprehu shqetësim lidhur me gjendjen e aktivistëve politikë dhe i kërkoi Arabisë Saudite lirimin e tyre.
Ravina Shamdasani, zëdhënëse e zyrës së Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB, ka shprehur shqetësim lidhur me shtyrjen e gjykimit kundër Omar Al Saed nga Riadi dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm. Duhet të theksohet se aktivisti politik nga Arabia Saudite u dënua me katër vjet burg, 300 goditje dhe iu ndalua udhëtimi për shkak të thirrjeve për një monarki kushtetuese. Ai është anëtari i katërt i Shoqatës së Arabisë saudite për të Drejtat Civile dhe Politike, e cila u mbyll këtë vite më parë. Omar Al Saed, u arrestua pas asaj që organizata e tij bëri thirrje për demokraci dhe kritikoi familjen në pushtet për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit