Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se numri i të vrarëve në konfliktin në lindje të Ukrainës ka arritur në më shumë se 6,400.
Në raportin e publikuar sot, zyra për të drejta të njeriut e OKB-së ka thënë se 6,417 njerëz janë vrarë prejse ka nisur konflikti midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.
Raporti, sipas rel, thekson se shifrat janë një “vlerësim i matur” dhe se numrat aktualë mund të jenë dukshëm më të lartë.
OKB po ashtu thekson se rreth pesë milionë njerëz janë duke vuajtur pasojat e konfliktit, përfshirë 1.2 milion që janë zhvendosur brenda dhe jashtë vendit.kohaislame