3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

OKB kërkon 5 miliardë $ për Sirinë

Më të lexuarat

Kombet e Bashuara kanë kërkuar 5 miliardë dollarë për të financuar operacionet e ndihmës në Siri deri në fund të vitit.

OKB ka lëshuar apelin më të madh ndonjëherë, në një konferencë ndërkombëtare në Gjenevë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se presin që 10.25 milionë sirianë, ose gjysma e popullsisë, të kenë nevojë për ndihmë humanitare deri në fund të 2013-ës.

Sipas tyre, shifrat janë përditësuar me përkeqësimin e situatës së sigurisë në Siri.

Agjencia për Refugjatë e OKB-së ka thënë po ashtu se numri i refugjatëve sirianë pritet të arrijë në 3.45 milionë në fund të vitit, nga 1.6 milion sa është tani.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 80,000 njerëz knë humbur jetën në luftën civile të Sirisë./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit