Organizata e Kombeve të Bashkuara bën thirrje për qetësi mes shqiptarëve dhe serbëve me rastin e manifestimit të shqiptarëve në jug të Serbisë, deklaroi të hënën zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirky.
Më shumë se 3.000 shqiptarë manifestuan dje në Preshevë, në jug të Serbisë, për të dënuar heqjen nga Beogradi të një monumenti për nder të luftëtarëve shqiptarë duke kërkuar edhe largimin e forcave serbe nga rajoni me shumicë shqiptarësh etnikë.
”OKB po ndjek situatën në Preshevë dhe kërkon qetësi”, deklaroi për median Nesirky duke shtuar se OKB ”ka theksuar gjithmonë pajtimin në Ballkan”./trt/kohaislame