-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

OKB: Janë përdorur armë kimike gjatë luftës civile në Siri

Më të lexuarat

Forcat siriane kanë përdorur armë kimike me dhjetëra herë gjatë luftës civile në vend, përfshirë sulmin vdekjeprurës që shkaktoi bombardimin amerikan.

Ky ishte përfundimi në të cilin dolën hetuesit e OKB-së, të cilët thanë se në rastin e qytetit Khan Sheikun në prill, ishte një avion sirian që lëshoi armë kimike mbi civilët duke vrarë mbi 80 vetë. Mediat raportojnë se përfundimet e hetimit janë nga më të qartat që kanë ardhur komisioni i hetimit i OKB-së për Sirinë dhe që fajësojnë drejt për drejt regjimin e presidentit Bashar al Asad.

Në raportin e komisionit shkruhet se forcat qeveritare kanë përdorur rregullisht armë kimike ndaj civilëve në zonat e kontrolluara nga rebelët dhe incidenti i khan Sheikun cilësohet si një prej më të rëndëve.

Qeveria e presidentit Bashar al Asad vazhdon të mohojë përdorimin e armëve kimi dhe në rastin e Khan Sheikun tha se bombat goditën një depo armësh kimike që i përkiste rebelëve. Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga hetuesit e OKB-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit