-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

OKB-ja nuk miraton deklaratat e Papës për ngjarjet e 1915-s

Më të lexuarat

“Ban Ki-Moon është i vetëdijshëm për ndjeshmërinë në lidhje me përkufizimin e ngjarjeve të një shekulli më parë”, theksoi zëdhënësi i kreut të OKB-së, Stephane Dujarric.
 
Parlamenti Evropian voton sot një draft rezolute për njohjen e pretendimeve armene mbi ngjarjet e 1915-s nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Siç edhe mund të parashikohet, në rast të miratimit të draftit në fjalë, disa probleme mund të shfaqen edhe në marrëdhëniet Turqi-BE.
Ndërkaq, deklaratat e Papa Franceskut në lidhje me ngjarjet e 1915-s vazhdojnë të bëjnë jehonë në arenën ndërkombëtare.
Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, i cilësoi ngjarjet e vitit 1915 jo si “gjenocid”, por si “ngjarje tragjike” dhe “krime brutale”.
“Ban Ki-Moon është i vetëdijshëm për ndjeshmërinë në lidhje me përkufizimin e ngjarjeve të një shekulli më parë”, theksoi zëdhënësi Dujarric.
Kurse Papa Francesku, iu përgjigj tërthorazi me një deklaratë të re kritikave drejtuar tij.
Lideri shpirtëror i botës katolike tha se gjatë një meshe, rruga e Kishës kalon nga sinqeriteti; për këtë duhet të gëzojnë lirinë për t’u shprehur guximshëm dhe pa u trembur.
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se deklaratat e Papa Franceskut rreth ngjarjeve të 1915-s “nuk kanë asnjë vlerë për Ankaranë”./trt/kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit