1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Abuzimet në Mali

Më të lexuarat

I dërguari anti-genocid i OKB-së thotë se është “thellësisht i shqetësuar” nga raportimet për sulme hakmarrëse të ushtarëve të Malit, teksa kanë rimarrë kontrollin e veriut të vendit.

Abuzime të tilla sistematike dhe të përhapura gjerësisht mund “të përbëjnë krime mizore”, tha Adama Dieng në një deklaratë. Ushtria dyshohet për rekrutimin dhe armatimin e grupeve të ndërmjetme të milicisë, për të vrarë arabët dhe ata të etnisë Tuareg, shtoi ai.

Dieng komentoi përpara vizitës së planifikuar në Mali të presidentit francez, Francois Hollande.

Raportimet sugjerojnë se ushtarët malian, që vijnë në të shumtën nga jugu, po fokusohen ndaj arabëve dhe civilët me etnicitet Tuareg, në qytetet veriore.

Dieng, këshilltari special i OKB-së për shmangien e genocidit, tha se akuzat vijnë pas vrasjeve masive dhe zhdukjeve në Sevare, Mopti, Niono dhe disa vende të tjera, shumë pranë zonës ku po kryhen luftime./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit