1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

OKB: Idlibi mund të dëshmojë tragjedinë më të keqe humanitare të shekullit

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara (OKB) thanë të premten se potenciali i një beteje të plotë në provincën siriane të Idlibit të Sirisë mund të çojë në katastrofën më të keqe humanitare të shekullit 21.

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së, njëherësh koordinator për ndihma emergjente, Mark Lowcock, deklaroi se çdo operacion me fuqi të plotë ushtarake do të paraqiste një makth të vërtetë humanitar, “ndryshe nga tjerët që kemi parë në Siri”.

Në Idlib aktualisht jetojnë rreth 1.5 milion njerëz, rreth gjysma e të cilëve janë njerëz të zhvendosur nga pjesë tjera të vendit.

Turqia dhe Rusia shtatorin e kaluar ranë dakord të shndërrojnë Idlibin në një zonë të deeskalimit ku do të ishin të ndaluara veprimet e agresionit.

Megjithatë, regjimi i Asadit vazhdimisht ka shkelur armëpushimin, duke kryer sulme të shpeshta brenda zonës.

“Pavarësisht paralajmërimeve, frika jonë më e keqe tani po realizohet”, i tha Lowcock Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Siria së fundmi ka filluar të dalë nga një konflikt shkatërrues i cili filloi në vitin 2011, atëherë kur regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad goditi me dhunë demonstruesit./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit