Agjencia për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara e ka dënuar filmin dhe karikaturat, që konsiderohet se e fyejnë Profetin Muhamed, por e kanë dënuar edhe reagimin e dhunshëm ndaj tyre në gjithë botën arabe.
Zëdhënësi i kësaj agjencie, Rupert Kolvill, u tha gazetarëve në Gjenevë, se “si filmi ashtu edhe karikaturat janë provokim keqadashës dhe i qëllimshëm”.
Por, ai ka theksuar se “nuk ka arsyetim të mundshëm për reagimet e dhunshme dhe shkatërruese”, raporton REL.
Mëtutje, Rupert Kolvill, që është zëdhënës i Komisionares së Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, Navi Pillay, theksoi se “sipas pikëpamjes sonë, mënyra më e mirë për tu marrë me këto provokime të qëllimshme dhe të krisura, është që ato të injorohen dhe të privohen nga publiciteti”.
Gjatë 10 ditëve të reagimeve të dhunshme ndaj filmit “Pafajësia e Myslimanëve” dhe karikaturave satirike të revistës franceze “Charlie Hebdo”, janë vrarë më se 30 vetë.kohaislame