0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

OKB: AP e ka miratuar rezolutën për Sirinë

Më të lexuarat

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar rezolutën me të cilën kërkohet tranzicion politik në Siri.

Në tekstin joobligues të rezolutës, që u miratua mbrëmë vonë, fuqishëm dënohet regjimi i Sirisë për “përshkallëzimin” e luftës dhe mbështetet roli i Koalicionit Kombëtar Sirian në opozitë në bisedimet për tranzicion.

Rezoluta e mbështetur nga vendet arabe, është miratuar me 107 vota për, 12 kundër dhe 59 abstenime, që paraqet një rënie në mbështetje, në krahasim me rezolutën e ngjashme që kaloi në muajin Gusht të vitit të kaluar, me 133 vota për.

Rusia, aleat i afërt i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, e kundërshtoi tekstin e rezolutës duke thënë se ai është pengesë potenciale për bisedime paqësore./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit