3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

OKB: 9.8 milionë njerëz të prekur nga Tajfuni Haiyan

Më të lexuarat

Personeli mjeksor në spitalin e distriktit Bogo në ishullin Cebu, i shkatërruar nga taifuni, vazhdon të përballet me vështirësi të mëdha për të ndihmuar të plagosurit dhe të sëmurët, 5 ditë pas kësaj katastrofe tepër të rëndë në Filipine.

Spitali nuk ka as ujë dhe as rrymë elektrike.

“Ne nuk kemi ujë të pijshëm dhe për raste emergjente po mbledhim ujë shiu, pra ne kemi shumë nevojë për ujë”.

Televizioni britanik Sky News njoftoi se në këtë spital ka vetëm një gjenerator, që mund të furnizojë vetëm pak dhoma me drita. Mjekët kurojnë të plagosurit nën dritën e pishtarit. Disa prej zonave më të prekura në Filipinet qendrore nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë.

Kombet e Bashkuara përllogarisin se 660 mijë njerëz mund të jenë shpërngulur nga stuhia. Shumë prej tyre nuk kanë ushqime, ujë apo ilaçe, ndërkohë që ka pasur njoftime për plaçkitje masive në qytetin Takloban, i goditur më rëndë nga taifuni.

“Ne ende po mbijetojmë, megjithëse gjendja është shumë e rëndë. Çdo gjë është shkatërruar dhe nuk kemi as të hamë e as të pimë. Ne duhet të shkojmë diku ku mund të mbijetojmë dhe të kemi gjërat më të domosdoshme”.

Përpjekjet ndërkombëtare të ndihmave kanë filluar të intensifikohen. Ushtria amerikane dhe qeveria australiane kanë dërguar furnizime dhe personel në qytetin Takloban dhe zonat përreth. Shtetet e Bashkuara thonë se do të japin 20 milion dollarë në ndihma humanitare.

Mijëra të mbijetuar arritën në aeroportin e qytetit me shpresë për të hypur në aeroplanët ushtarakë që sjellin ndihma në rajon.

Deri në 41 provinca u prekën nga taifuni që goditi Azinë, që ka të ngjarë të jetë katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në këtë vend të varfër të Azisë juglindore./bs/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit