1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

OKB: 825 mijë të mitur trafikohen çdo vit

Më të lexuarat

Një raport i fundit i Kombeve të Bashkuara flet me shifra të frikshme mbi trafikimin dhe zhvendosjen me dhunë të fëmijëve nga bankat e shkollës. 2015-ta është viti i frikës për fëmijët, në këtë përfundim ka dalë edhe ish-kryeministri britanik, Gordon Brown.
 
Fëmijët janë duke përjetuar barrën e përshkallëzuar të krizës së refugjatëve në mbarë botën, kjo për shkaqe të ndryshme, si luftërat apo fatkeqësitë natyrore që i kanë detyruar të zhvendosen. Saktësisht statistikat flasin se 825.000 fëmijë janë trafikuar çdo vit dhe 5 milionë vajza nën moshën 15 vjeçare janë të detyruar të martohen. 85 milionë prej të cilëve janë të angazhuar në punë të rrezikshme.
 
“Ne presim që këto shifra të rriten dhe kjo është pjesa më e rrezikshme e këtij raporti” – u shpreh Gordon Brown, duke argumentuar se sot vendet më të trazuara të botës i kanë dyert e hapura për trafikantët. Dhe në fakt ky është një skenar i njohur, vajzat rrëmbehen në rrugët e Nepalit e ndërsa adoleshentet detyrohen të martohen me dhunë në Siri, Liban, Turqi dhe Jordani.
 
Ekspertët shprehen se kjo është një nga krizat humanitare që kërkon më shumë vëmendje, pasi lidhet drejtpërdrejtë me jetën e të pafajshmëve.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit